Site icon PORTALB

Tërmeti në Itali, qytetarët kalojnë natën jashtë

Tërmeti në Itali

Mijëra njerëz në pjesën qendrore të Italisë kanë kaluar natën në makina, tenda dhe strehimore të përkohshme, si pasojë e tërmetit që ka goditur zonën, shkruan REL.

Tërmeti prej 6.6 shkallësh të Richterit – më i rëndi në Itali në disa dekada – ka ndodhur të dielën në mëngjes, duke plagosur 20 veta.

Epiqendra e tij është regjistruar pranë qytetit Perugja.

Bazilika mesjetare e Shën Benediktit në qytetin Norcia është në mesin e shumë ndërtesave historike që janë shkatërruar.

Dridhjet e tokës janë ndjerë edhe në Romë, ku, për pasojë, është mbyllur sistemi i metrosë.

Në muajin gusht, një tërmet i fuqishëm ka goditur në jug të Italisë, duke vrarë 298 njerëz.

Exit mobile version