Site icon PORTALB

OKB “e tmerruar” me sulmet e rebelëve në Alepo

Siri, Alepo

I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për luftën në Siri, tha se është i tmerruar me sulmet e rebelëve kundër civilëve në Alepo, njofton REL.

Sulmet “e pamëshirshme dhe pa dallim” kanë vrarë dhjetëra civilë në perëndim të Alepos, në fundajvë, tha De Mistura.

Sulmet e tilla përbëjnë krime lufte, shtoi ai.

Të premten, rebelët në Alepo kanë nisur një ofensivë me qëllim thyerjen e rrethimit nga forcat qeveritare.

Rreth 275,000 njerëz jetojnë të rrethuar në qytet për muaj të tërë.

Avionët rusë dhe sirianë kanë nisur të bombardojnë Alepon qysh në shtator. Mbi 2,700 njerëz thuhet se janë vrarë dhe plagosur qysh atëherë.

Exit mobile version