Site icon PORTALB

Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi e padisin, ish shefi i policisë sekrete në Gjykatë

Sllobodan Bogoevski

Sllobodan Bogoevski

Ish shefi i policisë sekrete të Republikës së Maqedonisë, Sllobodan Bogoevski, sot duhet të paraqitet në Gjykatën Civile, pasi që më parë, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ish zëvendëskryeministri, Musa Xhaferi njoftuan se do ta padisin të njëjtin për përgjegjësi qytetare, për deklaratën e tij të dhënë në Gjykatën e New Yorkut, sipas së cilës ka thënë se funksionarët e tanishëm dhe të mëparshëm, në vitin 2005 u është paguar ryshfet për rastin “Magjar Telekom”, njofton Portalb.

Për deklaratën e tij, për të cilën Ahmeti dhe Xhaferi e padisin për shpifje, Bogoevski thotë se e ka dhënë në procedurë gjyqësore për përfaqësuesit e Komisionit Amerikan për Letra Me Vlerë të Gjykatës së New Yorkut. Ai tha se ka urdhër për mbrojtje dhe detyrë për heshtje, derisa të mbarojë procesi gjyqësor i rastit “Magjar Telekom”.

Përndryshe, Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë, thotë se drejtorët ekzekutiv të “Magjar Telekomit”, me marrëveshje të falsifikuara i kanë korruptuar funksionarët në vitet 2005 dhe 2006. Sipas dëshmisë së Bogoevskit, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi kanë marrë ryshfet prej 2.5 milionë eurove. /Portalb

Exit mobile version