Fondacioni Humanitar IHH ka dorëzuar me sukses donacione në emër të popullit turk për muslimanët Rohingya në Mianmar.
Donacionet janë dorëzuar në Arakan, për ata që jetojnë në fshatrat e kontrolluara nga policia, apo në kampe, ku janë strehuar pasi u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.
Zyrtari i IHH për Azinë Jugore, Eyup Ural tha për Anadolu Agency(AA) se Turqia ka mbështetur gjithmonë muslimanët Arakan.
“Për gjashtë muaj, 4.000 familje u furnizuan me ndihma ushqimore, dhe janë dorëzuar 20,000 batanije. Ne ndihemi edhe më të motivuar nga respekti dhe mirënjohja e muslimanëve Rohingya për Turqinë,” shtoi Jusuf Korkmaz, zyrtari i IHH.
Anëtarët e këtij fondacionit vizituan edhe klinikat shëndetësore, të cilat janë ndërtuar nga vet ata./mesazhi