Site icon PORTALB

Goditet me gurë treni udhëtues Shkup – Kërçovë

Tren

Foto ilustruese

Persona të panjohur dje pasdite rreth orës 17:15 e kanë goditur me gurë trenin udhëtues i cili ka qarkulluar në relacionin Shkup-Kërçovë.

Ashtu siç kumtoi MPB, personat kanë hedhur me gurë nga ana e stacionin hekurudhor “Saraj” në drejtim drejt “Sularit” në afërsi të fshatit Kondovë.

Nga goditjet me gurë është thyer një dritare, ndërsa udhëtarë të lënduar nuk ka.

Punohet në zbardhjen e tërësishme të rastit.

Exit mobile version