Site icon PORTALB

Gjenden armë në afërsi të shtëpisë së kryeministrit serb (Video)

Armë në afërsi të shtëpisë së kryeministrit serb

Pranë shtëpisë së kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, është kapur një sasi e armeve në një veturë të blinduar.

Siç lajmëron gazeta “Blic” e Beogradit, më makinë janë gjetur granata, mitraloz dhe municione.

Vetura ishte parkuar në pyll në Jajincima, 50 metra larg rrugës që të çon në shtëpinë e familjes së kryeministrit, i cili qëndron shumë herë në atë shtëpi.

Prokuroria ka urdhëruar hetim të hollësishëm, për të analizuar ADN-ën e kampionëve të marrë nga provat e gjetura në veturë dhe në armë.

Ende nuk është dhënë asnjë shpjegim për motivin e vendosjes së armëve në atë vend, ndërsa është urdhëruar për rritje të sigurisë në një pikë të lartë.

Ndryshe, vite më parë në Serbi është vrarë kryeministri i këtij vendi Zoran Gjingjiq dhe përgjegjës për vrasjen e tij konsiderohen njësia “Beretat e kuqe”, njësit që është përgjegjës për kryerjen e shumë krimeve në Kosovë dhe Bosnje, transmeton portali Telegrafi.

 

Exit mobile version