Site icon PORTALB

Manastir, vidhen 837 mijë denarë nga Banka Komerciale

Vjedhje të rënda

Në policinë në Manastir, S.J.(66) dje ka paraqitur se në periudhën nga 10 qershori deri më 28 tetor një autor i panjohur ka marrë nga një arkë në filialen e Bankës Komerciale 836.902 denarë.

Ashtu siç kumtojnë nga MPB, një autor i panjohur i ka marrë mjetet e arkës së metaltë ashtu që me përdorimin e mjetit e ka hapur derën e arkës.

Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB-së Manstir dhe punohet në zbardhjen e tërësishme të rastit.

Exit mobile version