Site icon PORTALB

Kapen 600 kg drogë në Itali, mes të arrestuarve një shqiptar

Kapen 600 kg drogë në Itali, mes të arrestuarve një shqiptar

Shtatë persona, mes tyre 6 bullgarë dhe një shqiptar janë arrestuar pasi akuzohen prodhim të drogës.

Gjatë kontrollit të një godine të braktisur u zbulua një laborator i vërtetë marijuane, në San Nicandro Garganigo, një provincë e Foggias.

Gjatë kontrollit u gjetën 600 kg kanabis sativa, 20 kg marijuanë e përpunuar dhe gati për tu hedhur në treg, transmeton OraNews.

Hetimet nisën ditë më parë kur karabinerët ranë në sy të lëvizjeve të personave të dyshimtë dhe nisën ndjekjen.

Grupi kishte si detyrë të paketonte lëndën narkotike. Nga sasia e drogës mund të nxirreshin 430 mijë doza. Ata shkonin në mëngjes me një furgon dhe qëndronin në atë godinë të pabanuar deri në mbrëmje.

Shqiptari i arrestuar është idenfikuar si Klodian Paluci. Të arrestuarit janë përpjekur të largohen por nuk arritën.

 

Exit mobile version