Site icon PORTALB

Shkolla Islame, ndër më të mirat në Britani

Shkolla Islame, ndër më të mirat në Britani

Shkolla Islame, ndër më të mirat në Britani

Pas një çerek shekulli të një pune të palodhshme, shkolla e mesme Islame është renditur si një nga 100 shkollat më të mira në Mbretërinë e Bashkuar, pas arritjes së rezultateve të shkëlqyera në garat për lëndë të ndryshme në verën e kaluar.

Shkolla ka marrë lajmin e mirë, kur Ministri i Shtetit për Shkolla, David Laws, i uroi ata për arritjen e rezultateve të shkëlqyera në garat e verës së kaluar.

David Laws, në letrën dërguar drejtorit të kësaj shkolle, thotë : “Shkolla juaj, qartë pajis nxënësit e saj për sukses në studime dhe për punësim në të ardhmen.”

“Rezultatet janë tregues i ndritshëm për punën e madhe dhe suksesin e stafit tuaj të shkollës dhe nxënësve.”

“Unë do të doja t’ju falenderoj ju dhe gjithë shkollën tuaj për ndjekjen e standardeve më të larta për arritje në arsim.”

Kjo arritje nuk është e para për shkollat ??islame në Britani të Madhe .

Në shkurt të vitit 2013, shkolla e mesme për vajza Tauheedul Islami u vlerësua si instituti me arritjet më të larta të të nxënit në Britani .

Në mars , shkolla ishte në listën e ngushtë për ” Shkolla e Mesme e Vitit ” për çmimet vjetore në arsim Times Supplement.

Në raportin e tyre, inspektorët e vlerësuan mësimin në këtë shkollë si ” shumë efektiv “, një “kulturë që premton shumë” dhe studentët ” jashtëzakonisht të sjellshëm dhe të vëmendshëm”.

Në Britani vlerësohet se jetojnë 2.7 milion.

Në shkollat britanike janë 400.000 studentë muslimanë në shkollat ??britanike, sipas Këshillit Musliman të Britanisë (MCB). / Mesazhi

Exit mobile version