Site icon PORTALB

Sochi 2014, kalimi përshëndetës i atletëve shqiptarë (video)

Kalimi përshëndetës i atletëve shqiptarë

Kalimi përshëndetës i atletëve shqiptarë

Lojërat Olimpike Dimërore në Sochi nisën sot në orën 17:15 me orën tonë. Në ceremoninë hapëse në stadiumin Olimpik Fisht, parakaluan dhe atletët nga 88 vende pjesëmarrëse.

Shqipëria përfaqësohet me dy skiatorët Suela Mëhilli e Erjon Tola i cili mbante dhe flamurin kombëtar, raporton “Shqiptarja”.

Në këtë event do të marrin pjesë plot 2900 atletë në 15 disiplina të ndryshme. Lojërat Olipmike dimërore të Sochi 2014 janë dhe më të shtrenjtat në histori, me shpenzimet që arrijnë deri në 51 miliardë dollarë.

Eventi do të zgjasë deri më 23 shkurt, kur do të zhvillohet dhe ceremonia mbyllëse.

Exit mobile version