Twitter ka lajmëruar që do të mbyll shërbimin e videove të shkurtra Vine, pas katër viteve të lansimit të këtij produkti, transmeton Klan Kosova.
Vine u ka mundësuar përdoruesve të publikojnë video të gjata gjashtë sekonda.
Twitter nuk ka dhënë ndonjë arsyetim për mbylljen e Vine, megjithatë ditën e mërkurë ka deklaruar që do të shkurtoj 9% e fuqisë punëtore, kjo për shkak të rritjes së ngadaltë të rrjetit social.
Twitter ka blerë Vine në vitin 2012, para lansimit të tij.