Site icon PORTALB

Higuain jep premtimin e madh për ndeshjen kundër Napolit

Higuain

Higuain

E shkuara është një tokë e huaj për një lojtar si ai. Një profesionist si Gonzalo Higuain mendon vetëm për të tashmen dhe e tashmja për El Pipitan, mban emrin e Juventusit.

I pyetur nga gazetarët përpara seancës së rradhës stërvitore, se a do ti shënojë 2 gola ekipit të Sarrit, këtë të Shtunë, Higuain u përgjigj: “Sigurisht shpresoj shumë të shënoj një dygolësh”. Një sinjal mëse i qartë ky nga ana e argjentinasit se Napoli i përket së shkuarës ndërsa Juvja është e tashmja dhe e ardhmja e tij. Por pavarësisht këtij premtimi që u ka bërë tifozëve të Juventusit, Higuain nuk po kalon momentin e tij më të mirë sepse në Serinë A nuk shënon prej 3 javësh, një thatësirë e gjatë kjo për një lojtar si ai.

Exit mobile version