SPB Manastir ka paraqitur dy padi penale kundër manastirasit N.S. (40) dhe G.M. (39), për torturë ndaj kafshëve, njofton Portalb.
“I dyshuari i parë N.S. pasi që e ka kapur shqiponjën “suri e artë”, e ka dërguar në oborrin e shtëpisë së tij, e ka lidhur me litar dhe në këtë mënyrë e ka torturuar dhe i ka shkaktuar dhimbje shqiponjës. Ditën e ardhshme, dy manastirasit me dhunë ia kanë zgjatur krahët e shqiponjës dhe janë fotografuar me të, ndërkaq më pas fotografinë e kanë publikuar në rrjetin social “Facebook”, informojnë nga MPB.
Përndryshe, ky lloj i shqiponjës “suri i artë”, është i mbrojtur pasi që është përpara zhdukjes së plotë në territorin e Maqedonisë. Pas ngjarjes në fjalë të parët reaguan Shoqëria për Mbrojtjen e Zogjve MOT, ndërkaq lajmi më pas është përhapur në rrjetet sociale. /Portalb