Site icon PORTALB

Kançevska Milevska pas daljes nga gjykata: Ky është një teatër politik

Ministrja e Kulturës hyri në Gjykatë nga dera e prapme

Pas tre orëve në pyetje në Gjykatën Themelore Shkupi -1 ministrja Elizabeta Kançeska-Milevska, si e dyshuar për rastin “Tender” nga PSP, para gazetarëve ka thënë se “gjithë kjo është një teatër politik i organizuar nga LSDM me mbështetje të PSP-së”, transmeton Portalb.

Ajo tha që çfarë ka pasur të thotë në lidhje me rastin e ka thënë në konferencën për shtyp, pasi që PSP kishte publikuar lëndën ku ajo përfshihet si e dyshuar.

……………………………………………………………………………………………………………………………………………………………….

Ministrja për Kulturë Elizabeta Kançevska- Milevska është paraqitur sot në Gjykatën Themelore Shkupi-1. Ajo në gjykatë ka hyrë nga dera e pasme që e përdorin të punësuarit, për t’i ikur kamerave, që e pritnin para gjykatës, transmeton Portalb.

Kançeska Mileska është e dyshuar në rastin “Tender”, të cilin e publikoi të enjten e kaluar Prokuroria Speciale Publike.

Ministrja sot do të ballafaqohet me faktet e prokurores speciale Fatime Fetai.

Gjykata sot vendos për masat e propozuara nga PSP./Portalb

Exit mobile version