Site icon PORTALB

Flokët e vërteta të Nicki Minaj (FOTO)

Nicki Minaj

Nicki Minaj

Rrallë e kemi parë pa parukë apo “extensions” që nga debutimi i saj në vitin 2004, por duket se gjatë gjithë kësaj kohe Nicki Minaj është kujdesur jashtëzakonisht shumë për flokët e saj të vërteta që i ka fshehur gjithmonë nën paruket shumëngjyrëshe.

Në disa foto të postuara në Instagram, reperja amerikane ka zbuluar flokët e zeza të gjata të kapura bisht.

Ndoshta ky është fillimi i një epoke të re ku 31-vjeçarja do të shfaqet para publikut me një pamje sa më natyrale.

“Kam edhe shumë foto të tjera për të postuar, por mbase duhet të pres edhe ca”, shkroi Nicki për 17.3 milionë ndjekësit e saj.

Fituesja e katër çmimeve Grammy, emri i vërtetë i të cilës është Onika Maraj, ka përpara një vit të mbushur me projekte muzikore dhe kinematografike. Po punon për albumin e tretë të saj dhe do të shfaqet në filmin Young Money: Rise Of Empire./ Top Channel

Exit mobile version