Site icon PORTALB

Nuk duhet politizuar feja për interesa politike dhe partiake

Nuk duhet politizuar feja për interesa politike dhe partiake

Nuk duhet politizuar feja për interesa politike dhe partiake

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava priti sot në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, i cili shoqërohej edhe nga Sekretari i i Përgjithshëm Arben Çitaku.

Myftiu Tërnava e Ministri Gashi në takim përveç tjerash, biseduan edhe për debatin e ngritur në opinion lidhur me” Projektligjin për Mbrojtjen nga Zhurma”, i cili u miratua në parim ditë më parë në Kuvendin e Kosovës.

Ministri Dardan Gashi tha se ligji nuk ka të bëjë më ndalimin e ezanit, mirëpo, përmes këtij projekt ligji synohet të rregullohet në parim niveli i zërit dhe të mbrohen objektet fetare nga zhurma e jashtme.

Myftiu Tërnava dhe Ministri Gashi u dakorduan që projektligji të riformulohet dhe çështjet që kanë të bëjnë më objektet fetare të përgatiten bashkërisht me BIK, dhe ndryshimet e nevojshme të behën në komisionin përkas.

Myftiu Tërnava dhe Ministri Gashi theksuan se nuk duhet politizuar feja për interesa politike dhe partiake, Bashkësia Islame e Kosovës ka të gjitha kapacitet e nevojshme që të adresoj çështjet që kanë të bëjnë me fenë në institucionet e vendit dhe bashkërisht të bëjnë më të mirën.

Ministri Gashi tha se ” Projektligji për Mbrojtjen nga Zhurma” assesi nuk ka frymë anti fetare, futja e rregullimit të zërit gjatë thirrjes së ezanit në këtë projekt ligj është si pasoj e mosmiratimit të ligjit për bashkësitë fetare të Kosovës, shpresoj që me miratimin e ligjit për bashkësitë fetare edhe kjo çështje do të rregullohet në atë ligj dhe do të hiqet nga ligji për zhurmën.

Myftiu Tërnava e Ministri Gashi u dakorduan se as tani e as në të kaluarën nuk ka pasur dallime sa i përket kësaj çështjeje në mes të dy institucioneve dhe shumë shpejt do të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin e këtyre dy institucioneve në disa fusha.

(BIK)

Exit mobile version