Foto plot e argumente hiç

[Recension: Fillon bashkëpunimi BDI e PDSH?! Ahmeti e Thaçi të buzëqeshur (FOTO)]

Vjen edhe ai moment, kur tekstin që e recenson nuk e di se prej cilës komponentë t’ia kapësh fillin, për faktin se ka shumë indikatorë dhe elemente për të recensuar. E tillë është edhe kjo përmbajtje, shumë ‘e begatë’ me mangësi profesionale, që nga titulli e deri në fund.

ahmeti_thaci_usht2Linku deri te artikulli origjinal: Fillon bashkëpunimi BDI e PDSH?! Ahmeti e Thaçi të buzëqeshur (FOTO)

Data dhe koha e publikimit: 14.10.2016

Data e recensionit: 23.10.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

Teksti nis me titull, i cili qysh në fragmentin e parë demantohet nga përmbajtja e tekstit. Lexuesi normalisht që informacionin në titull do ta kërkojë të argumentuar dhe verifikuar në përmbajtje. Megjithatë, me të lexuar përmbajtjen, vërehet se titulli s’ka të bëjë me atë që shkruhet në tekst dhe se Thaçi e Ahmeti nuk janë ulur bashkë si rezultat i bashkëpunimit, por me rastin e një solemniteti në USHT.

Gjatë kohë ishte e paparamendueshme, mirëpo në këto momente kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi janë duke marrë pjesë bashkë në solemnitetin e organizuar në USHT, ku presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të dekorohet me titullin “Doctor Honoris Causa”.

Veç kësaj, në tekst apostrofohet edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe lëvizjet e tij të mundshme në Maqedoni. Mirëpo, gjithçka mbetet në suaza të spekulimeve dhe tentimit për të manipuluar me vetëdije me opinionin, sepse në tekst nuk shtrohet asnjë argument i vetëm për të verifikuar atë që shkruhet.

Në fund, shkrimi kthehet te dezinformacioni që e kumtohet në titull dhe me anë të fotove vazhdon tentimin për manipulim me opinionin. Mungesa e prononcimeve të protagonistëve në foto, është “vula” për të vlerësuar se përmbajtja synon çorientim të opinionit nëpërmes “produktit gazetaresk”.

Dhe ne, për të satën herë, obligohemi që të përsërisim leksionet e etikës gazetareske:

Përgjegjësia morale për pasaktësinë e informacionit bie mbi gazetarin prandaj është e rëndësishme që ai vetë të ndikojë dhe të sigurojë publikimin e demantit, korrigjimit ose përgjigjes në median ku informacioni është publikuar, autori i të cilit është ai. Në këtë mënyrë gazetari mbron edhe integritetin e tij, por edhe integritetin e medias ku punon.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button