Site icon PORTALB

Tërmetet e fuqishme në Itali, nuk ka të lënduar shtetas nga Maqedonia

Ndërtesa e MPJ,

Ndërtesa e MPJ

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) të Maqedonisë në bazë të informatave me të cilat disponon, deklaroi se nuk ka të lënduar shtetas nga Maqedonia nga seria e tërmeteve të cilat dje e dridhën Italinë Qendrore, prej të cilëve më i fuqishmi ishte 6.1 shkallë sipas Rihterit, njofton Portalb.

MPJ, u bën thirrje të gjithë të interesuarve për të marrë informata që kanë të bëjnë me sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë, të cilët për momentin ndodhen në Itali, të drejtohen te telefonat kujdestar të Ambasadës së Maqedonisë në Romë ose në MPJ.

Exit mobile version