Site icon PORTALB

Basha lavdëron Kushtetuesen, Rama: Gjyqtarët s’kanë ku shkojnë

Edi Rama dhe Lulzim Basha

Edi Rama dhe Lulzim Basha

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, i njohur ndryshe edhe si vetingu.

Këtë e ka bërë në faqen e tij në rrjetin social Facebook.

Në përgjigje të pyetjes së një komentuesi se çfarë do të bëjë kryeministri pas vendimit të Kushtetueses, Rama përgjigjet: “Nuk kanë ku shkojnë, jo” (gjyqtarët).

Gjykata Kushtetuese nuk ka reaguar ende ndaj kërkesës së Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian për të mos vonuar dërgimin e ligjit të Vettingut në Komisionin e Venecias.

Sipas ambasadorëve, kjo do t’i shërbente zbatimit të reformës në drejtësi, por sipas kreut të opozitës, vendimi i shërben zbatimit të Kushtetutës.

“Pa dyshim si vendim i ndërmjetëm është një vendim i drejtë sepse i mohon Edi Ramës mundësinë që përmes qehajajve të tij, përmes drejtorëve të tij, të vendosë se cilët gjyqtarë dhe cilët prokurorë janë të korruptuar dhe cilët nuk janë. Sepse kjo nuk eshte ajo për të cilën shqiptarët dhe opozita luftuan dhe kulminuan me konsensusin e 22 korrikut. Pra, është një vendim që i hap rrugën zbatimit të Kushtetutës së 22 korrikut”, deklaroi Basha.

Kurse avokat Spartak Ngjela, që ka komentuar disa herë për çështjen e vendimit të Kushtetueses, sot risolli një postim të bërë në prill të këtij viti në FB.

“Oré… doni apo nuk doni ju, Reforma në Drejtësi do te bëhet… në procese do shkoni…dhe parate e vjedhura do t’ju merren. Shqiptarë të grabitur – edhe pak durim!” shkruan Ngjela.

Exit mobile version