Site icon PORTALB

Jose Mourinho: Jeta ime në Manchester është katastrofë

Mourinho

Mourinho

Trajneri i Manchester United-it, Jose Mourinho, për shkak të rezultateve të dobëta është kritikuar shumë kohëve të fundit dhe nuk është aspak i kënaqur me jetën e tij në muajt e fundit në Angli, raporton Anadolu Agency (AA).

Përveç se me futbollistët e klubit nuk po i shkon gjithçka sipas planit, ai ka probleme edhe me jetën private në Manchester. Që nga ardhja në verën e kaluar në këtë qytet nuk ka gjetur ende një rezidencë ku do të jetonte. Ai ende ditët i kalon në një hotel.

“Jeta ime në Mançester është katastrofë. Dua të dal në shëtitje. Megjithatë, kjo nuk është e mundur. Madje edhe për drekë në ndonjë restorant nuk mund të dal. Kjo është shumë e keqe”, ka thënë Mourinho.

Exit mobile version