Site icon PORTALB

Mbështetje të plotë për ndërlidhje infrastrukturore, kërkojnë biznesmenët nga Maqedonia dhe Bullgaria

Mbështetje të plotë për ndërlidhje infrastrukturore, kërkojnë biznesmenët nga Maqedonia dhe Bullgaria

Mbështetje të plotë për ndërlidhje infrastrukturore, kërkojnë biznesmenët nga Maqedonia dhe Bullgaria

Biznesi të marrë mbështetje të plotë nga shteti dhe logjistika gjatë përgatitjes së dokumentacionit të tenderëve për projektet evropiane, kërkuan sot kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë dhe Bullgarisë Zore Temellkovski dhe biznesmeni dhe kandidat në zgjedhjet e ardhshme në Bullgari, Veselin Mareshki, njofton MIA.

Temellkovski dhe Mareshki e përsëritën angazhimin e përbashkët të ekonomive të të dy vendeve për ndërtimin e rrugëve, hekurudhës dhe infrastrukturës, që është, thanë, bazë për intensifikimin e bashkëpunimit afarist dhe këmbimit tregtar.

Siç theksoi Temellkovski, nuk mundet ende, edhe në shekullin 21, të udhëtohet prej Shkupit në Sofje dhe anasjelltas nëpër kalldërmë, për së paku katër orë.

“Investime ka nga të dyja anët, por biznesi nuk ndihmohet mjaftueshëm për zgjerimin e tyre në përmasa më të mëdha që do të ishte në dobi të të gjithëve”, theksoi Mareshki.

Në organizim të odës ekonomike të Maqedonisë dhe Bullgarisë, Mareshki mbajti edhe ligjeratë me temë “Bashkëpunimi ekonomik i Maqedonisë dhe Bullgarisë – çelës për stabilitet dhe prosperitet rajonal”.

Exit mobile version