Site icon PORTALB

Elvana Gjata rrezikoi jetën për “LEJLA”, ja çfarë thotë këngëtarja (VIDEO)

Elvana Gjata

Elvana Gjata

Para disa orësh është publikuar “LEJLA” një projekt që ka bashkuar Elvana Gjatën, Capital T dhe reperin 2po2.

Me muzikë e tekst nga Flori Mumajesi, bashkëpunimi i shumëpritur doli ashtu siç ishte menduar – thjesht perfekt.

Klipin të cilin e ka realizuar produksioni MAX nga Shqipëria, shfaq Elvanën mbi trenin me ngjyrën “Lejla”, mbi të cilin këngëtarja kërcen edhe pse ai është duke ecur me shpejtësi.

E pikërisht për këtë, Elvana shfrytëzoi llogarinë e saj në Instagram për të falënderuar bashkëpunëtorët por edhe për të thënë se rrezikoi jetën për këtë pjesë “për të cilën ja ka vlejtur”.

Vlen të përmendët se kjo këngë është duke u shpërndarë jashtëzakonisht shumë nga fansat dhe kolegët e treshes së famshme, në mediet sociale, e në youtube shikimet veç kanë filluar të rriten.

Exit mobile version