Site icon PORTALB

Kur nuk ka argumente, “qëllohet” me të pavërteta

[Recension: Edhe Zaevi edhe Sheqerinska ikën nga Gruevski – publikohen bartësit e listave të LSDM-së]

Теksti që i nënshtrohet këtij recensioni përmban një të pavërtetë që në titull. Përveç kësaj, artikulli është përplot me komente, ofendime dhe etiketime për funksionarë të caktuar të LSDM-së.

Linku deri te artikulli origjinalEdhe Zaevi edhe Sheqerinska ikën nga Gruevski – publikohen bartësit e listave të LSDM-së

Data dhe koha e publikimit: 21.10.2016

Data e recensionit: 21.10.2016

Рецензент: Аna Anastasovska

Titulli i artikullit “Edhe Zaevi edhe Sheqerinska ikën nga Gruevski – publikohen bartësit e listave të LSDM-së”, është një e pavërtetë dhe manipulim i pastër. Partia më e madhe opozitre akoma nuk i ka publikuar zyrtarisht bartësit e listave me kandidatë për deputetë, por ajo që këto ditë rrotullohej në një pjesë të medieve janë vetëm informata dhe spekulime jozyrtare.

Më poshtë artikulli përmban një sërë komentesh dhe ofendimesh për udhëheqësit e LSDM-së.

Humbësi kujdestar, Radmilla Sheqerinska, sipas asaj që e shkruajnë mediet e SOROS-it, do të ikë në njësinë e pestë zgjedhore,ku pritet të përjetojë katastrofë në qoftë se VMRO-DPMNE-ja mbetet e me zgjedhjen e saj tradicionale, Antonio Milloshoskin.

Këtu nuk kemi asnjë argument, por vetëm supozime. Supozohet se Sheqerinska do të përjetojë humbje katastrofale nëse përballet me Milloshoskin. Së pari, nuk ka konfirmim se këta dy politikanë do të përballen në njësinë zgjedhore numër pesë dhe e dyta, lexuesit nuk i ofrohen argumente me të cilat do të mbështetej pohimi se Sheqerinska do të humbte nga Milloshoski.

Ballisti Zaev, pret që frutet e premtimeve të tij për dygjuhësi t’i korrë në njësinë e gjashtë zgjedhore.

Këtu kemi ofendime për liderin e LSDM-së duke e etiketuar si “ballist” dhe duke spinuar se do ta fusë në përdorim dygjuhësinë në qoftë se fiton në zgjedhje. Ky spin nuk është asgjë e re dhe kohët e fundit mediet proqeveritaren e përhapin intensivisht dhe e potencojnë në artikujt e tyre.

Është e qartë se teksti është i motivuar politikisht dhe përveç supozimeve që servohen si fakte, nuk përmban asgjë tjetër. Janë konstatuar më tepër shkelje të rregullave etike që janë të shënuara në Kodin etik të gazetarëve.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Exit mobile version