Site icon PORTALB

Nëna pozon për fëmijën, por diçka nuk shkon në këtë foto

Edhe pse fraza të tipit “E dogji nusja gjellën se ishte në Facebook”, apo “Nuk bën punët e shtëpisë sepse nuk e lë Facebook-u” ngjajnë qesharake, pak a shumë pasqyrojnë realitetin e sotëm. Rrjetet sociale kanë zënë një pjesë të konsiderueshme të kohës së njerëzve, jo vetëm te të rinjve.

Një foto e shpërndarë në internet po bën xhiron e botës. Në të shfaqet një nënë e cila pozon “pa mendje”. E gjithë çudia qëndron në faktin se këtë foto është duke ia shkrepur fëmija i saj, jo më shumë se 3 vjeç që nga karroca ku po qëndron.

Interpretimet mund të jenë të shumta, por përfundojnë në një konkluznion. Teknologjia dhe rrjetet sociale janë bërë pjesë e pandarë e jëtës sonë. Një pjesë që brezi i ri mëson ta përdorë që në karrocë, ashtu si rasti në fjalë.

Shpresojmë që të paktën gjatë postimit të fotos, kjo nënë të mos ia ketë shteruar të drejtën e autorit fëmijës dhe ta ketë përmendur diku në përshkrim plot krenari.

Exit mobile version