Site icon PORTALB

Londër, në ankand xhinset e 100 njerëzve të famshëm për ndihmë të refugjatëve (FOTO)

Xhinset e veshura nga yjet me famë botërorë dhe të ngjyrosura nga ana e artistit Johny Dar, në kuadër të ndihmës për refugjatët janë ekspozuar në galerinë e artit Saatchi Gallery në Londër të Britanisë së Madhe, raporton Anadolu Agency (AA).

Njëqind palë xhinse të 100 njerëzve të famshëm të cilët marrin pjesë në ekspozitën e hapur sot ”Jeans for Refugees”, do të shiten me ankand për të mbledhur donacione për refugjatët në mbarë botën do të shitet në ankand.

Me fushatën ku ekspozohen xhinset e 100 yjeve me famë botërore, përfshirë muzicientët britanik Yusuf Islam, Elton Johny, Lily Allen dhe Victoria Beckham, aktori fituesi i çmimit të Akademisë Benicio del Toro, ylli kanadez i rokut Bryan Adams dhe ish-gruaja e ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy muzikantja Carla Bruni, të ngyrosura nga ana e aktorit Johny Dar, potencohet mbi të drejtën e çdo individi që të jetojë në një mjedis të sigurt dhe të qetë.

Paratë që do të mblidhen nga pantollonet e shitura në ankand, do t’i donohen institucionit humanitar me qendër në SHBA “International Rescue Committee”.

Ekspozita do të mund të vizitohet në Saatchi Gallery deri më 30 shtator.

Exit mobile version