Site icon PORTALB

Në Greqi janë konfiskuar 174 kilogramë drogë!

Policia greke ka sekuestruar në Janinë mbi 320 kilogramë hashash dhe ka ndaluar dy shtetas shqiptarë që po merreshin me transportin e saj

Ilustrim

Policia greke zbuloi dhe i konfiskoi 174 kilogramë hashash në një automjet të drejtuar prej një shqiptari 44-vjeçar, publikoi sot edicioni elektronik i gazetës greke “Etnos”.

Automjeti është ndaluar dje në afërsi të kufirit greko-shqiptar. Hashashi është sistemuar në 90 paketa.

Drejtuesi është arrestuar, ndërsa automjeti është konfiskuar.

Policia greke në fillim të muajit zbuloi dhe konfiskoi 250 kilogramë hashash.

Exit mobile version