Site icon PORTALB

Trazira në kampin e refugjatëve Lezbos

Trazira në kampin e refugjatëve Lezbos

Në kampin e refugjatëve në Moria të Lezbosit sot ka trazira ms migrantëve, të cilët janë gjithnjë e më nervoz për shkak të fatit të tyre të pasigurt në ishujt grekë.

Numër i madh i migrantëve, kryesisht nga Pakistani, protestojnë për shkak se tashmë kohë të gjatë janë në ishull dhe vonesa në shqyrtimin e kërkesës së tyre për azil.

Të punësuarit në shërbimin për azil e kanë braktisur objektin, të cilin migrantët e kanë djegur.

Brigada zjarrfikëse momentalisht e shuan zjarrin, ndërsa në kamp janë të pranishëm edhe disa policë, të cilët përpiqen të vendosin rend.

Exit mobile version