Site icon PORTALB

Papa thotë se është thellë i pikëlluar nga luftimet në Mosul

Papa Françesku

Papa Françesk thotë se mizoritë dhe luftimet në qytetin irakian, Mosul, “na bëjnë të qajmë, dhe na lënë pa fjalë”, transmeton REL.

Mëtutje Papa u tha sot afro 50 mijë besimtarëve në Qytetin e Vatikanit, se “është i pikëlluar nga vrasjet me gjakftohësi të një numri të djemve të kësaj toke të dashur, në mesin e tyre shumë fëmijë”.

Ai është shprehur se qëndron afër popullit të Irakut “në këto orë dramatike”, duke thënë se “shpirti ynë është i tronditur nga aktet brutale dhe dhuna, që po kryhet për një kohë të gjatë kundër shtetasve të pafajshëm, qofshin ata myslimanë apo të krishterë”.

Exit mobile version