Site icon PORTALB

Ericsson del me qëndrim për përgjimet

Përgjimet

Përgjimet

Erikson vërteton se më 19 tetor 2016 ka marrë kërkesë nga Prokuroria Speciale Publike, pas urdhëresës së Gjykatës Themelore Shkupi-1 në Shkup, për asistim teknik për shkak hetimit dhe në lidhje me funksionalitetin e Ligjit për komunikimet. Për informacionet në lidhje me këtë hetim, Erikson adreson të interesuarit te PSP, transmeton Portalb.

“Ligjshmëria e përgjimeve është e detyrushme dhe standard në rrjetet e telefonisë publike dhe operatorët e telekom dhe të gjitha vendet janë të obliguara të mundësojnë funksionalitet për pushtetet lokale. Erikson, si prodhues i sistemit të telefonëve dhe pajisjeve, gjithashtu është prodhues i Sistemit për përgjime të ligjshme. Erikson nuk është pronar i pajisjeve, e as nuk operon me pajisjen për Ligjshmërinë e përgjimeve të komunikimit”, thuhet në qëndrimin e kompanisë.

PSP ka kërkuar ndihmë ekspertësh në lidhje me përgjimet.

Exit mobile version