Site icon PORTALB

Djali hidhet nga dritarja e pallatit, babi tenton ta shpëtojë por bien të dy

Policia e Shqipërisë (Foto arkiv)

Një ngjarje që mund të përfundonte në mënyrë tragjike ka ndodhur në Tiranë. Mësohet se një person ka dashur që të vetëflijohet duke u hedhur nga dritarja e apartamentit të shtëpisë së tij, por fatmirësisht me ndërhyrjen e familjarëve ai është ndalur, edhe pse situata ka qenë mjaft e ndërlikuar.

33-vjeçari me iniciale J.K, ka qenë në kushte depresioni kur e ka marrë veprimin për tu hedhur nga kati i tretë, ku banonte.

Ka qenë i ati, i cili ka vënë re veprimet e djalit të tij, dhe në përpjekje e sipër për ta shpëtuar ai ka rënë bashkë me të, në tarracën e katit të parë

Fatmirësisht janë dërguar menjëherë në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme ndërsa policia ka nisur hetimet.

Exit mobile version