Derisa po kryheshin sot punimet në kulmin e gjimnazit të Tetovës, gjegjësisht në një nga objektet shtesë të këtij gjimnazi, një punëtor ka rrëshqitur dhe nga tavani ka rënë në një nga klasët e shkollës. Për fat të mirë, punëtori ka kaluar me lëndime të lehta, ndërsa në klasë nuk kishte nxënës.
Tavani është shembull sidomos në pjesën e përparme të klasës. Drejtori i gjimnazit, Namiqemal Mustafa deklaroi se incidenti është i regjistruar dhe se në momentin kur ka ndodhur, nxënësit kanë qenë në pushim.
“Janë shkaktuar dëme minimale dhe se do të vazhdoj rikonstruktimi i shkollës”, deklaroi drejtori Mustafa. Në objektin shtesë të improvizuar mësojnë rreth 250 nxënës, ndërsa gjatë kohë ishte premtuar ndërtimi i një objekti të ri shkollor.