Site icon PORTALB

Janeva: Hetuesi i arrestuar tani kthehet në hapësirat e PSP-së

Prokuroria Speciale Publike (PSP)

Prokuroria Speciale Publike (PSP)

(I plotësuar) Hetuesi që u arrestua kthehet në hapësirat e PSP-së. Këtë e ka deklaruar para gazetarëve Prokurorja Speciale Katica Janeva, transmeton Portalb.

Bëhet fjalë për hetues që ka qenë në detyrë dhe ka kërkuar një person për një hetim të caktuar.

Janeva ka thënë që për detajet e arrestimit duhet ta pyesin shefin e stacionit policor.

Ekipi Janevës tani është drejtuar ka DSK, ku paraprakisht një hetues tjetër ishte larguar nga hapësirat e DSK, ku po vepronte ne bazë të urdhërësës gjyqësore./Portalb

………………………………………………………………………………………………………………………………………………….

Një hetues nga ekipi i Katica Janevës është arrestuar, transmeton Portalb.

“Sipas urdhëresës së gjykatës, hetuesit tonë, së bashku me policinë gjyqësore duhet të jenë atje, deri në plotësimin urdhëresës. Ne jemi të detyruar të jemi aty”, ka deklaruar Janeva.

Ende nuk ka informacione zyrtare për shkakun e arrestimit.

Ekipi i PSP-së për momentin janë në stacionin policor “Beko” dhe po kërkojnë arsyetimin e arrestimit./Portalb

Exit mobile version