Site icon PORTALB

Ndërkombëtarët i japin mbështetje të plotë PSP-së

Prokuroria Speciale Publike (PSP)

Prokuroria Speciale Publike (PSP)

Bashkimi Evropian i ka dhënë mbështetje të plotë punës së Prokurorisë Speciale duke kërkuar hetimin e plotë të rasteve që të mund të ketë përgjegjësi qoftë politike apo juridike për të gjitha veprimet e paligjshme, transmeton Alsat-M.

“Bashkimi Evropian fuqishëm i mbështet të gjithë organet që të veprojnë në suaza të këtyre detyrimeve të qarta dhe me respekt ndaj pozicionit të PSP-së. Bashkimi Evropian e vlerëson rëndësinë e përgjegjësisë politike dhe juridike për përgjimet dhe përmbajtjet që dalin nga ato”, thanë nga Komisioni Evropian.

“Kujtojmë se të gjitha palët janë obliguar që të përkrahin punën e PSP-së”, theksuan nga Delegacioni i BE-së.

Një reagim i fuqishëm ka ardhur edhe nga ambasadori i britanik Charles Garret sipas të cilit pa hetimin dhe zbardhjen e plotë të rasteve nuk mund të ketë as zgjidhje të krizës.

Exit mobile version