Shumë faqe dhe rrjete sociale, përfshirë këtu edhe Twitterin dhe Spotify, kanë qenë sot viktimë e një sulmi kibernetik, raporton Daily Mail.
Kompania e shërbimit të internetit Dyn ka konfirmuar se domeni i saj është sulmuar dhe nuk ka pasur qasje në shërbimet e saj, transmeton Koha.net. Sulmi ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit, me orën lokale, përmes ‘DDoS’.
‘DDoS’ është një formë e sulmit kibernetik që përdor ‘botnetët’ – rrjete të kompjuterëve që hakerët i marrin nën kontrollin e tyre, transmeton Koha.net.
Faqet janë rikthyer rreth 2 orë më pas.
Faqet e prekura janë këto: