Site icon PORTALB

Gjuhet me armë zjari dhe hidhet bombë mbi një automobil “Audi” në Kozle

MPB

MPB

Në Shkup, në rrugën “Kozle” mbrëmë rreth orës 2:50 nga ana e një autori të panjohur është gjuajtur nga armë zjarri, me siguri nga pushka automatike mbi automobilin “Audi” pronë e R.K., e njëheri është gjuajtur edhe mjet shpërthyes, i cili nuk është aktivizuar.

MPB-ja sot kumtoi se pas kryerjes së veprës penale, personi e ka braktisur vendin e ngjarjes. Nuk ka persona të lënduar.

Po ndërmrren masa për ndriçimin e tërësishëm të rastit.

Exit mobile version