Site icon PORTALB

Si të luftoni gripin në stinën e ftohtë?

Dr. Zamira Bexheti

Dr. Zamira Bexheti

 Jemi ne nje periudhe ne mes vjeshtes dhe pragut dimrit kur temperaturat e paqëndrueshe favorizojnë virozat.Mëngjezi është i ftohtë,mesdita e butë,dhe mbrëmja sërish e ftohtë.Shkaktarë janë Viralët.Evoluimi i tyre nga viti në vitë pëckatohet nga ndryshimet që pëson vetë virusi,ndrysime mutacionesh.Këto bëjnë që të kemi viroza të ndryshme.

Cilat janë simptomat e gripit?

Njerëzit zakonisht e ngatërrojnë gripin me të ftohurën, por simptomat e tyre janë të ndryshme. Gripi është ngjitës, kështu që duhet shmangur vajtja në punë për rreth një javë.

Një person me grip ka shumë mundësi që të përjetojë simptomat e mëposhtme:

Dhimbjet e hundëve ose bllokimi i tyre zakonisht ndodhin edhe gjatë gripit. Gripi mund të shkaktojë edhe një infeksion dytësor, siç është bronkit-i ose pneumoni-a.

Çfarë mund të bëni për të ndihmuar?

Nëse keni grip, duhet:

Përpiquni që të shmangni kontaktin me njerëzit, pasi që nga fillimi i gripit deri në 2 ditë mund të jeni infektiv.

Kur duhet të kërkoni këshillë mjekësore?

Duhet të kërkoni këshillë mjekësore nëse:

Ja disa këshilla të thjeshta për t’i “mbijetuar” gripit dhe të ftohurës

Lani mirë duart

Nëse këtë vit ju zë gripi ose e ftohura, mund të “falenderoni” duart tuaja të pista. Shumë viruse përhapen në këtë mënyrë. Ju merrni baktere në gishta dhe më pas i kaloni ata në gojë dhe në sy. Zgjidhja është larja e shpeshtë dhe e mirë e duarve. Ky është çelësi për të shmangur gripin dhe të ftohurën.

Jini të vëmendshëm ndaj simptomave

Grip apo e ftohur? Nuk ka një mënyrë të sigurt për t’i ndarë simptomat nga njëra-tjetra. Edhe doktori juaj mund të mos jetë i sigurt. Zakonisht të ftohurat janë më të lehta. Ju mund të keni hundë që rrjedhin apo të bllokuara. Gripi është zakonisht më i ashpër dhe vjen menjëherë (mund t’ju “presë këmbët” për disa ditë). Temperatura, dhimbjet e trupit dhe tejlodhja janë më të zakonshme tek gripi.

Shmangni antibiotikët

E ftohura dhe gripi shkaktohen nga viruse, kështu  që antibiotikët nuk bëjnë punë. Ata funksionojnë vetëm kundër infeksioneve bakteriale. Për më tepër, nëse merrni antibiotikë kur nuk është nevoja, rrezikoni të zhvilloni mikrobe që janë rezistent ndaj ilaçeve.

Trajtimet natyrale

Jeni duke kërkuar mënyra natyrale për të luftuar simptomat e gripit apo së ftohurës? Provoni me një lugë mjaltë. Mund të ndihmojë për zbutjen e kollës po aq sa një shurup. Mos u jepni mjaltë fëmijëve nën moshën 1 vjeçare. Nuk është e sigurt. Disa vitamina dhe barëra kanë treguar se mund të kurojnë simptomat e së ftohurës (një kombinim i andrografis – një bimë indiane – dhe ginsengut siberian). Ekinacea (një lule karakteristike e Amerikës së veriut) dhe dozat e mëdha në vitamina Cmund t’ju vijnë në ndihmë për të trajtuar simptomat e së ftohurës. Boronica gjithashtu ndihmon për simptomat e gripit.

Pini sa më shumë lëngje

Nëse pini lëngje shtesë kur jeni të sëmurë, ju ndihmon për të holluarmukus-in dhe për të liruar hundët. Uji, supat dhe pijet sportive janë një zgjedhje e mirë. Alkool-i nuk është ide e mirë. Lëngjet e nxehta, si çaji bimor gjithashtu do ju ndihmojnë të lironi rrugët e frymëmarrjes. Nëse fëmijët tuaj nuk pinë mjaftueshëm lëngje jepini akullore, por që ta konsumojnë ngadalë. Mundohuni që fëmijët të pijnë lëngje me pipë. Gjeni çdo mënyrë për t’u dhënë atyre lëngje.

 Këshillat

1-Pacientët të drejtohen te mjeku sapo t’u shfaqen simptomat e para.

2-Nuk duhet të përdorin antibiotikë apo anti-grip pa rekomandimin e Mjekut.

3-Duhet të vishen sa më lehtë.

4-Të përdorin fruta dhe vitamina C.

5-Të përdorin sa më shumë lëngje dhe supa.

Exit mobile version