Rufi Osmani: Shpifjet e Nevzat Bejtës janë të paskrupullta

RDK dhe Kompania Besian Komerc kanë reaguar ndaj deklaratave të Komunës së Gostivarit për gjoja afarizmin joligjor të kompanisë ‘’Besian Komerc’’ me komunën e Gostivarit në vitet 2009-2013.

Sipas drejtuesve të kompanisë, “Besian komerc” nga bashkepunimi legal me komunën e Gostivarit për katër vite ka realizuar fitim minimal. 

“Në vazhdën e shpifjeve të paskrupullta që bën zyrtari “NB” me ekipin e tij ishte edhe dezinformata për gjoja afarizmin joligjor të kompanisë ‘’Besian Komerc’’ me komunën e Gostivarit në vitet 2009-2013. Në funksion të informimit objektiv të opinionit publik ju sjellim informacion zyrtar nga kontabiliteti i kompanisë. Kompania ”Besian komec” është kompani private e bashkëthemelar nga Sadri Fetaji, Neki Fetaji dhe Elmaz Fetaji si bashkëpronar. Në bazë të aplikimeve legale në tenderat e komunës së Gostivarit për punë infrastrukture duke ofruar çmime më të lira ka realizuar këtë vëllim të punëve në aspekt financiar: Shuma e realizuar e kompanisë “Besian Komerc” është 388.000 euro ose në nivel vjetor një shumë prej 77.600 euro dhe jo shuma prej 500 mijë euro siç gënjen maqineria shpifëse e zyrtarit ‘’NB’’ të BDI-së.  Ky aktivitet ekonomik është realizuar së bashku me shumë kompani të tjera si nënoperator si : Eurozimel, Arbin Kompani, Beto Trans, Ciglara dhe kompani të tjera, që e ka kuptim se vetëm 50% e punëve janë realizuar nga kjo kompani. Kompania “Besian Komerc” ka realizuar fitim pas tatimimit si vijon: Kompania “Besian komerc” për vitet 2009-2013 ka realizuar fitim prej 30.700 euro ose për çdo themelues nga 10.250 euro gjegjësisht në nivel vjetor 2.560 euro për çdo themelues. Kjo është e vërteta e plotë e bashkëpunimit legal bazuar në ligjin për furnizimet publike të kompanis “Besian Komerc” dhe komunës së Gostivarit dhe jo shpifjet e Nevzat Bejtës dhe ekipit të tij të gënjeshtarëve pa kufi”, thuhet në reagimin e Kompanisë dhe RDK-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button