Site icon PORTALB

Halili – Harting: Anëtarësimi në BE alternativë e vetme për Maqedoninë

Halili-Harting

Halili-Harting

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Festim Halili dje në Bruksel ka realizuar takim me drejtorin menaxhues për Evropë dhe Azi Qendrore të Bashkimit Evropian, Tomas Majër Harting, njofton MIA.

Në këtë takim, zëvendëskryeministri Halili dhe Harting biseduan për situatën politike në vend, në veçanti për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinës dhe mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare me 11 dhjetor, zbatimin e reformave që kërkohen për inkuadrimin e vendit në BE, Marrëveshjen e Ohrit dhe tema të tjera.

Halili theksoi se të gjitha partitë politike janë dakorduar që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 11 dhjetor dhe vendi të del nga kriza politike dhe të përkushtohet zbatimit të reformave që janë të nevojshme për hapërimin me sukses të vendit drejt familjes së madhe evropiane. Në realizimin e këtij qëllimi, shtoi ai, është edhe zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe obligimeve që dalin nga ky dokument paqësor. Në këtë drejtim, theksoi zëvendëskryeministri Halili, punohet në vazhdimësi sepse zbatimi i MO-së është një nga kriteret kyç për integrimin e vendit.

“Alternativë tjetër për vendin nuk ka, ne jemi të angazhuar për plotësimin e kritereve që sa më shpejt ti fillojmë negociatat për anëtarësim me Bashkimin Evropian”, theksoi mes tjerash në takim zëvendëskryeministri Halili.

Edhe zyrtari i lart i BE-së Harting nënvizoi nevojën e daljes së vendit nga kriza dhe kthimit të agjendës së BE. Ai përshëndeti vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 11 dhjetor duke theksuar se zgjedhjet duhet të jenë të lira dhe demokratike të pranuara nga të gjithë.

Ndryshe në Bruksel zëvendëskryeministri Halili merë pjesë në Forumin për mbrojtje dhe siguri globale “CRANS MONTANA FORUM”.

Exit mobile version