Site icon PORTALB

Kujdes ku parkoni, karrotreci dje mënjanoi 107 automjete në Shkup

Karrotrec, merimanga

Policia rrugore gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit kreu kontrollin e gjithsej 10 fatkeqësive në komunikacion, në të cilat janë lënduar shtatë persona. Katër fatkeqësi janë me dëme materiale.

Siç informuan për MIA-n nga SPB – Shkup, gjatë ditës së djeshme, pas kontrolleve të kryera ndaj pjesëmarrësve në komunikacion, nga ana e policisë rrugore janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh kundërvajtjesh.

Janë sanksionuar pesë vozitës të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, shtatë vizitës kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, 28 vozitës e kanë drejtuar automjetin pa patentë shofer, përkatësisht në mënyrë të paregjistruar dhe nëntë vozitës të cilët gjatë drejtimit të automjetit nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë apo kanë folur në celular.

Janë hasur edhe 82 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt dhe katër këmbësorë të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit.

Me ndihmën e automjetit të specializuar, karrotrec, gjatë ditës së djeshme janë mënjanuar 107 automjete të cilët në masë më të madhe e kanë penguar zhvillimin normal si të trafikut të këmbësorëve ashtu edhe atë motorizues.

Në kuadër të projektit “T’i mbrojmë fëmijët në komunikacion” sot Sektori për parandalim pranë SPB Shkup do të realizojë punëtori edukative në SHFK “Gjorgjija Pulevski” me nxënësit e klasave të dyta, që ndodhet në rajonin e komunës Aerodrom.

Sonte me fillim në orën 20:30 në Qendrën sportive “Jane Sandanski” në kuadër të Ligës së kampionëve do të luhet ndeshje ndërkombëtare në hendboll ndërmjet KHF Vardar dhe Lajpcingut, Gjermani. Me qëllim të zhvillimit të papengueshëm dhe të sigurt të komunikacionit, nga policia rrugore do të ndërmerren masa adekuate për sigurimin e trafikut, ndërkaq varësisht nga gjendjet momentale, është i mundur rikahëzimi i komunikacionit.

Exit mobile version