Site icon PORTALB

Garet: Askush nuk duhet të pengojë punën e Prokurorinë Speciale

Ambasadori britanik, Çarls Garet

Ambasadori britanik, Çarls Garet

“Në përgjigje të pyetjeve nga mediat mbi zhvillimet më të fundit, do të thosha se nuk do të komentoja mbi detajet e veçanta të hetimit. Por të theksoja se sa e rëndësishme është puna e Zyrës së Prokurorisë Speciale. Ata janë ngarkuar me detyrën e vështirë të hetimit të pretendimeve se kush i kreu përgjimet, dhe kush është përgjegjësi i tyre. Për themelimin e Prokurorisë Speciale ranë dakord që të 4 liderët e partive kryesore politike, dhe kjo u mbështet në mënyrë unanime në Parlament. Pra, askush nuk mund të vendos shkopinj në rrota në punën e PSP-së, sepse nëse këto akuza nuk hetohen, nuk mund të ketë një zgjidhje të qëndrueshme të krizës politike”, deklaroi ambasadori i Britanisë së Madhe, Çarls Garet për zhvillimet e fundit në Prokurorinë Speciale të Maqedonisë.

Exit mobile version