Site icon PORTALB

Foshnjat e luftës në Aleppo mbesin pa bukë (Foto)

Aleppo

Foshnjat e shpëtuara nga rrënojat e luftës që çdo ditë po bëhet në Aleppo – vendi i cili tani po e njeh vetëm shkatërrimin, kanë mbetur pa ushqim.

Për foshnjat e porsalindura nuk ka as qumësht, tregojnë nënat që kanë arritur t’i shpëtojnë sulmeve vdekjeprurëse që po ndodhin në Aleppo, shkruan DailyMail.

Nëna 38-vjeçare nga Siria tregon se për shkak të bombardimeve që po ndodhin, ajo nga frika e madhe për jetën, gjinjtë nuk po i prodhojnë më qumësht për ta ushqyer foshnjën e saj.

Mirëpo, kjo nuk është e vetmja. Ka edhe shumë gra që për shkak të frikës së madhe që po ballafaqohen çdo ditë, gjinjtë nuk po u prodhojnë më qumësht për foshnjat e tyre.

Mirëpo, problemi qëndron edhe te fëmijët më të rritur. Aktivistët thonë se po u harxhohet ushqimi, dhe se nuk e dinë nëse do të mund t’i ushqejnë me rezervat që i kanë deri në fund të vitit.

Exit mobile version