Site icon PORTALB

Edhe sot protestë kundër rektorit

Protestë kundër rektorit

Protestë kundër rektorit

Qindra protestues kanë vazhduar edhe të mërkurën para rektoratit të cilët po kërkojnë shkarkimin e rektorit Ibrahim Gashi.

Përveç studentëve për te dytën herë po protestojnë edhe shoqëria civile përfaqësues të mediave dhe qytetarë të rendomë.

Protesta po manifestohet me brohoritje dhe barkarta të ndryshme.

Profesori i UP-së, Arben Hajrullahu, mendon se Rektori Ibrahim Gashi duhet të japë dorëheqje. Ai thotë se studentët kanë të drejtën e tyre të protestojnë, por “probleme të tilla duhet të zgjidhen nëpërmjet organeve kompetente”.

Ai ka kërkuar që Parlamenti nesër të diskutoj dhe të normalizojë gjendjen e Universitetit të Prishtinës.

Edhe Ilir Deda nga KIPRED ka thënë se do të vazhdon të mbështes kauzën e studentëve duke shtuar se prania e Policisë së Kosovës nuk është hije e mirë të shihen para Rektoratit./ Zëri

Exit mobile version