Site icon PORTALB

Afatet e shkurtra të KSHZ-së pengesë për deputetët e pavarur

Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka zbuluar listën me afatet për zgjedhje në të cilën thirren edhe kandidatët e pavarur për t’i dorëzuar listat për zgjedhjet e 11 dhjetorit, transmeton Portalb.

Sipas afatit listat e kandidatëve për deputet, partitë politike dhe kandidatët e pavarur, duhet të dorëzohen në KSHZ më së voni deri 11 nëntor në mesnatë.

Deri tani vetëm avokatja Olivera Docevska nga Kumanova ka njoftuar se do të mbledhë nënshkrime për listë të pavarur në Njësinë numër dy. Ajo shpreson se do ti mbledh 1 mijë nënshkrimet e duhura, edhe pse e pranon se është numër i madh.

“Janë problem afatet e shkurtra për dorëzimin e dokumenteve të nevojshme si dhe 1 mijë nënshkrimet. Në këtë mënyrë nuk mund të dalin njerëz të ri në skenën politike. Megjithatë, shpresoj se do t’i mbledhë nënshkrimet e duhura. Në listën tonë do të ketë qytetarë të pakënaqur, pjesëtar të sektorit civil dhe të ngjashëm”, sqaron Docevska.

Exit mobile version