Site icon PORTALB

Disa pjesë të Shkupit nesër pa energji elektrike

Pjesë të disa lagjeve në Shkup nesër do të mbesin pa energji elektrike në periudhë të caktuar kohore për shkak të punëve teknike në rrjetin elektrodistributiv.

Sipas Qendrës rajonale për menaxhim me kriza të qytetit të Shkupit, në periudhën nga ora 12:30 deri në orën 15:30 pa energji elektrike do të jenë banorët e rrugës “Lenin” me numrat 15, 17 dhe 19 në komunën Qendër, ndërsa nga ora 14 deri në orën 15 një pjesë e rrugëve “Magjistrala e Adriatikut” dhe “Boris Sarafov” në komunën Gjorçe Petrov.

Nga ora 06:20 deri në orën 16:30 energji elektrike nuk do të kenë shfrytëzuesit e vendeve Dërma, Idrizovë, një pjesë e fshatit Kadino dhe fshati Mralinë, vendi Mralinski Most, burgu i Idrizovës dhe ndërmarrjet Biraria e Prilepit, Mak Lift, Majami, Ana Kom, Aleks, Pilko dhe Makpetrol Idrizovë në komunën Ilinden.

Në periudhën nga ora 11 deri në orën 13 pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e rrugëve “Naumi i Ohrit”, “Çedomir Kantarxhiev” dhe rr. 474 në komunën Kisella Voda, ndërsa nga ora 09 deri në orën 12 shfrytëzuesit e rrugës Kosta Novakoviq nr. 42 në komunën Aerodrom.

Energji elektrike nga ora 09 deri në orën 15 nuk do të ketë edhe një pjesë e rrugës “Vostaniçka” në komunën Kisella Vodë, ndërsa nga ora 9 deri në orën 10 rrugët “Ganço Haxhipanzov” dhe “Kapishtec” dhe një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “Dimitar Pandilov” dhe “Karaorman” në komunën Qendër.

Një orë, përkatësisht nga ora 11 deri në orën 12 pa energji elektrike do të jenë edhe një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Lubin, në komunën e Sarajit dhe një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Sonje e Epërme, vendi i quajtur Podbreg në komunën Sopishtë.

Exit mobile version