Site icon PORTALB

Mbi 10 milionë euro për bashkëpunim ndërkufitar me Bullgarinë

Maqedoni-Bullgari

Zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale Lupço Prenxhov dhe zëvendësministrja bullgare e Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike Denica Nikollova, sot në Sofje do t’i dorëzojnë marrëveshjet për financim të 45 projekteve nga thirrja e parë publike për projektet për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, njofton MIA.

Siç njoftoi Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, mjete në vlerë prej 10,5 milionë euro janë siguruar nga Programi IPA i Bashkimit Evropian për bashkëpunim ndërkufitar, ndërsa bashkëfinancimin për projektet nga ana e Maqedonisë e siguron Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, në lartësi prej 15 për qind.

Në periudhën e parë programore për bashkëpunim ndërkufitar mes të dy vendeve ka implementimin të rreth 90 për qind nga mjetet e disponueshme dhe marrëveshje të lidhura për realizim të 100 projekteve.

Dyzet e pesë projektet e miratuara janë nga sferat  e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, stimulimin e zhvillimit të turizmit, të trashëgimisë kulturore dhe natyrore, përmirësimin e konkurrencës, mjedi i biznesit dhe zhvillim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, tregti dhe investime, si dhe inkluzion social., theksohet në kumtesën e Ministrisë.

Për periudhën e dytë të Programit IPA, për realizimin e Programit për bashkëpunim ndërkufitar me Bullgarinë deri në vitin 2020, nga ana e BE-së në dispozicion janë vendosur gjithsej 20 milionë euro. Mjetet tjera do të realizohen në suaza të thirrjes së dytë publike në të cilën, si edhe në në të parën, do të mund të marrin pjesë komuna, institucione, organizata, asoacione, universitete dhe subjektet të tjera joprofitabile nga rajoni planor Verilindor, Lindor dhe Juglindor nga Maqedonia, në bashkëpunim me partnerë nga rajoni i Bllagoevgradit dhe Qustendilit, në Bullgari.

Exit mobile version