Site icon PORTALB

Milloshoski nuk do që të përfshihet në listat e VMRO-DPMNE-së për deputetë

Antonio Milloshoski

Antonio Milloshoski

Ish ministri për Punë të Jashtme, Antonio Milloshoski nuk do të hyjë në garën për deputet të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e 11 dhjetorit, transmeton Portalb.

“Të gjithë janë në dispozicion, por unë kam kërkuar që të mos jem në listë”, ka theksuar Milloshoski në konferencë për shtyp.

“Fokus” shkruan se Milloshoski do të punojë si noter në Shkup, i njëjti tashmë e ka përgatitur zyrën e punës.

Milloshoski nga viti 2006 ishte ministër i Punëve të Jashtme, por në zgjedhjet e vitit 2011 u tërhoq nga funksioni për tu bërë deputet në Kuvend./Portalb

Exit mobile version