Në Muzeun e qytetit të Shkupit do të mbahet mbrëmje e muzikës dhe poezisë franceze “Udhëtim nëpër vargje dhe muzikë” me poeteshën Lor Kambo.
Mbrëmjen e muzikës dhe poezisë franceze e organizojnë Instituti francez në Shkup dhe Muzeu i Qytetit të Shkupit.
Lor Kambo është pianiste dhe poeteshë, e cila shfaqet me shumë interpretues lirik, ndërsa vargjet e saja janë të pranishme në shumë revista dhe antologji.
Në program gjenden vepra nga Erik Sati, Fransis Pulenk, Bella Bartok, Ejtor Villa-Lobos, Luj-Moro Gotshalk, si dhe leximi i fragmenteve nga poema të autores.
Pas interpretimit në Shkup, pianistja Kambo do të marrë pjesë në Festivalin e poezisë “Naim Frasgëri” në Tetovë.