Site icon PORTALB

Bashkimi i opozitës: Do t’i kthejmë të drejtat e shqiptarëve që janë nëpërkëmbur (DOKUMENT)

Aleanca për Shqiptarët

Është arritur marrëveshje mes partive opozitare LR – PDSH, UNITETI dhe RDK, për koalicion në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 11 dhjetor, raporton Portalb.

Me këtë rast, sot krerët e partive, Ziadin Sela, Gëzim Ostreni dhe Vesel Memedi e kanë nënshkruar marrrëveshjen për koalicion.

Sipas kreut të partisë Uniteti ky bashkëpunim është shembull se si duhet të ecim në zgjedhje.

“Platformat e partive politike shqiptare janë të ngjashme. Prandaj është mirë që edhe partitë tjera të ndjekin shembullin tonë”, tha Ostreni.

Numri një i LR-PDSH kujtoi se ky bashkëpunim ka synim kthimin e të drejtave të nëpërkëmbura.

“Ky koalicion nuk do të fitojë vetëm për të hyrë në Qeveri pa u plotësuar kushtet që i kemi vendosur në Platformë. Për ne është me rëndësi që ta përkufizojmë çfarë duam ne. Ne e kemi ndërmend që kësaj radhe të marrim, sepse askush nuk na fal të drejtat”, deklaroi Sela.

Kryetari i RDK-sës, Vesel Memedi potencoi se është momenti për tu kthyer transparenca dhe sundimi i ligjit nëpër institucione.

Për pikat e marrëveshjes dhe platformën e koalicionit, Portalb do ua sjellë dokumentin e plotë. /Portalb

Exit mobile version