Site icon PORTALB

Të nënçmohet dhe të diskreditohet ai që mendon ndryshe

[Recension: Kambovski dhe Fiti nuk gjenden në mendimin shkencor botëror, nevojitet reformë e themeltë në ASHAM]

Lexuesi i kujdesshëm. që ka njohuri elementare nga përmbajtjet mediatike, gjëja e parë që do ta vërejë si veprim jokonsekuent në këtë tekst, është shkeja e njërit nga nenet e Kodit të gazetarëve, futja e mendimit personal në rubrikën e cila nuk është e paraparë për tekste të këtij zhanri gazetaresk. Në fakt, në rubrikën “Maqedonia” plasohet qëndrimi personal që është shprehur në profilin personal në njërin nga rrjetet sociale.

Përveç asaj që, siç thotë një koleg yni, “Facebook-u nuk është hapësirë për vetëshërbim gazetaresk”, përmbajtja mediatike plasohet në pjesën e portalit që është paraparë për lajme dhe informata nga vendi. Aty nuk ka vend për mendime, ndërsa media, në fakt, ka kategori të veçantë që është paraparë për shprehjen e qëndrimeve personale, gjegjësisht rubrikën e kolumnave.

Kodi i gazetarëve në nenin 13 është shumë i qartë:

Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit.

Linku deri te artikulli origjinal: Kambovski dhe Fiti nuk gjenden në mendimin shkencor botëror, nevojitet reformë e themeltë në ASHAM

Data dhe koha e publikimit: 17.10.2016 – 13:32

Data e recensionit: 18.10.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

MASHTRIM

Përveç mashtrimit me futjen e qëndrimit personal në një rubrikë ku pritet të plasohen informata objektive, të balancuara, kemi edhe disa pika problematike që duhet të theksohen.

Informata e marrë nga profili personal në temën e profilit shkencor të dy anëtarëve të Akademisë së shkencave dhe arteve të Maqedonisë nuk e ka informatën e nevojshme për kredibilitetin e autorit të kësaj informate. Atributi i vetëm që është theksuar është se ai është deputet (tashmë, ish-deputet).

Ndoshta autori i këtij mendimi ka biografi që është e denjë për të shkruar dhe për të “gjykuar” në ëtë temë, mirëpo, ne lexuesit nuk e dijmë këtë.

Kjo u jep të drejtë lexuesve të pyesin se çfarë në legjitimiteti thirret ky autor që të shprehë një qëndrim të tillë, e është emëruar vetëm si deputet. Për shkak se kjo menjëherë na e kujton se kjo medie e shkel edhe nenin 14 të Kodit, nëse dihet se dy akademikët e apostrofuar disa herë kanë pasur paraqitje me vlerësime kritike për punën e pushtetit aktual.

Raportimi për proceset politike, veçanërisht zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike.

Pse? Menjëherë parashtrohet pyetja se pse janë veçuar vetëm këta dy akademikë, kur vetë autori thotë se në ASHAM ka një numër të madh anëtarësh të cilët mund t’u përshkruhen “mëkatet” e njëjta, gjegjësisht se nuk kanë punime me faktor të lartë të ndikimit të revista shkencore ndërkombëtare.

Kjo na çon edhe deri te qëllimi i këtij qëndrimi personal – të qërohen hesapet politike me kritikuesit e pushtetit. Sipas nenit 16 të Kodit, kjo nuk u ngjan gazetarëve që i respektojnë parimet etike dhe profesionale:

Gazetari do ta ruajë prestigjin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin reciprok dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë medien e tij për t’i qëruar hesapet me persona të ndryshëm, duke i përfshirë këtu edhe kolegët e tij.

Mirëpo, ky tekst tregon se për dikë kjo nuk është me rëndësi. Më me rëndësi është të nënçmohet, të diskreditohet ai që mendon ndryshe.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Exit mobile version