Site icon PORTALB

Ukraina zgjeron sanksionet ndaj Rusisë

Petro Poroshenko

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, zgjeroi listën e sanksioneve ndaj personave fizikë dhe juridikë nga Rusia, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas vendimit të publikuar me nënshkrimin e Presidentit Poroshenko, në listën e sanksioneve janë futur edhe kompani të rëndësishme ruse si, Rosoboroneksport, Rostekh, Ijmash, Uralelektromash, Kamaz.

Në veçanti në listën e sanksionuesve janë përfshirë kryetari i Partisë Liberal Demokrate Ruse, Vladimir Jirinovski, zëvendëskryeministri i Rusisë, Dmirty Rogozin dhe i ashtuquajturi kryeministri i Krimesë, Sergey Aksenov.

Sipas vendimit të nënshkruar, janë ndërprerë edhe aktivitetet e firmave ruse që kanë të bëjnë me sistemet e pagesave, në Ukrainë.

Sanksionet ndaj kompanive si Kararda, Aeroflot, Amez-Antey dhe Kaspersky vazhdojnë.

Exit mobile version